Tabaku: Kemi numrin më të lartë të të punësuarve në bujqësi, por vlerën më të ulët të shtuar prej saj

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është rikthyer dhe një herë takimeve që ajo zhvilloi së bashku me kryetarin e PD-së Lulzim Basha me fermerët në Zall-Bastar.

Përmes rrjeteve sociale, Tabaku thekson se Zall-Bastari kaq afër Tiranës, por kaq larg politikave të pushtetit, tregon situatën në të cilën gjendet sot bujqësia dhe fshati Shqiptar.

“Gjatë javës së kaluar, në Zall-Bastar takuam njerëz punëtorë që përtej gjithë halleve punonin tokën e tyre duke e mbjellë me produkte BIO që fatkeqësisht mezi e gjejnë tregun.

Zall-Bastari kaq afër Tiranës por kaq larg politikave të pushtetit tregon situatën në të cilën gjendet sot bujqësia dhe fshati Shqiptar.

Në mungesë totale mbështetje, pa subvencione me çmim të rritur të karburantit, pa sisteme ujitje dhe vaditje, pa asnjë teknologji fermerët këtu mbijetojnë me punë dhe me nder.

Kjo është Shqipëria reale, e punës dhe e sakrificës që ka nevojë vetëm për pak mbështetje.

Kjo është Shqipëria e njerëzve të ndershëm që vendosin të jetojnë e punojnë këtu; si Petrit Luka që ka nxitur familjen e fëmijët e tij të punojnë në fshat.

Sot, ne kemi numrin më të lartë të të punësuarve në bujqësi, por vlerën më të ulët të shtuar prej saj dhe qeveria ka mbështetjen e ulët për këtë sektor.

Në raport me rajonin bujqësia jonë ka një vlerë të shtuar për çdo të punësuar në vlerën e 5400 USD (sipas BB), duke qenë të fundit pas Bosnje Hercegovinës (5800 USD), Serbisë (6000 USD), Maqedonisë Veriut (8200 USD) dhe Malit të Zi (25 000 USD).

Shqipëria e bekuar nga natyra, por e harruar nga pushteti nuk duhet të vuajë më pasojat e keqqeverisjes, të harresës, të favorizmit! Ne duhet ta mbështesim punën!”, shprehet Tabaku.

SHKARKO APP