Tabaku: Komisionet Hetimore të çrrënjosin të keqen e vendit. Shumë kompani nuk fitojnë dot një tender
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, thotë se është i pabesueshëm korrupsioni në institucionet publike. Sipas saj, Komisionet Hetimore që janë ngritur me iniciativë të Partisë Demokratike, duhet të çrrënjosin të keqen e vendit.
”Jemi një vit me vonesë. Duhet që çështja t’i shkojë GJK për interpretim. U zhbllokua çështja për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Komisionet Hetimore duhet që të lëvizin më shumë. Akoma nuk kemi nisur marrjen e informacionit dhe bërjen e transparencës.
Në lidhje me Komisionet Hetimore, ligji i ri nuk është aq dashamirës sa ishte më parë. PS ka shprehur gjithë frustrimet te ligji në Komisione. Kemi thyer një akull, pasi për inceneratorët kemi disa persona në burg, që kanë mbajtur funksione të larta.
Politika duhet të ikë nga akuzat e baltës dhe duhet të kthehet në rrugën që të bëhet politikë me rregulla. Është i pabesueshëm korrupsioni në institucione publike. Kush ia kthen buxhetit të shtetit miliona euro të inceneratorëve? Shumë kompani nuk fitojnë dot një tender, sepse ekziston nepotizmi dhe fitojnë kompani të caktuara. Korrupsioni është kthyer në kulturë”, deklaroi Tabaku.