Tabaku: Kur Rama premton ulje taksash, përgatit skemën që të paguani oligarkët e tij

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, përmes një postimi në facebook, thotë se kur kryeministri Edi Rama premton ulje taksash, ai po përgatit skemën që shqiptarët të paguajnë për oligarkët. ”Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit. Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset”.

Postimi i plotë

Që prej vitit 2013 Rama i premton shqiptarëve më pak taksa dhe më shumë punë. Mjerisht dhe paturpësisht ka dështuar prandaj gënjen sot siç gënjente dje. Ai u premton bizneseve të vogla se do t’u ulë taksat por ndërkohë i detyron të paguajnë taksa e tarifa ekstra vetëm për PPP. Kjo është ironia e qeverisë Rama, heq taksat për buxhetin dhe rrit taksat që i shkojnë oligarkëve dhe u bëjnë dëm bizneseve dhe qytearëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tarifa e inceneratorëve që paguan çdo qytetar dhe çdo sipërmarrës është prova e radhës. Prova se si një aferë korruptive ka zhvatur buxhetin e shtetit dhe po zhvat xhepat e shqiptarëve. Për biznesin e madh tarifa Zoto është rritur mesatarisht me 15%, po aq është rritur dhe për biznesin e vogël nga 2-8 mln lekë nderkohë që për mikrobizneset (0-2 mln lekë) kjo tarifë është rritur me 64%.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shembujt e sjellë në foton më poshtë marrin tre biznese të ndryshme. I pari paguan në 2020 10% më shumë taksa se në 2019, I dyti (një biznes I vogël) paguan një taksë 24% më të shtrenjtë (thuajse 4 mijë lekë më shumë) se sa vitin e shkuar ndërkohë që biznesi i tretë paguan një tarifë pastrimit 13% më të lartë se sa vjet.

Kur Ramavirusi ju premton ulje taksash ai po ju përgatit një skemë ku do të paguani oligarkët e tij. Qytetarët nga taksat e tarifat paguajnë 51 mijë euro në ditë pronarëve të inceneratorit. Bizneset po mbyllen, shqiptarët gdhihen çdo ditë e më të varfër. Por në 7 vjet ato kanë parë se veç dy gjëra të sigurta ka nën qeverisjen e RAMAVIRUSIT; korrupsionin dhe taksat e larta. Shqipëria e varfër dhe e papunë vazhdon të zhvatet nga Ramavirusi! Motoja e tij në 7 viteve “Vidh dhe takso!” nuk do të mund të gënjejë prapë shqiptarët. Aq më pak bizneset!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?