Tabaku: Ligji i pensioneve me probleme, kriza reale largimi i qytetarëve

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë diskutimit të projektligjit për fondin e pensioneve private, tha se nuk do të marrë pjesë në votim. ajo shtoi se ligji nuk njeh realitetin, problemin dhe dramën që sot përjeton Shqipëria.

“Kam rezerva në lidhje me ligjin për pensionet dhe nuk do marr pjesë në votim. Ligji ka probleme të thella. Kriza reale e Shqipërisë është hemorragjia e largimit të qytetarëve, e cila ka lindur prej vitesh dhe ka qenë një sinjal se çfarë duhet bërë ndryshe në vend”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se mekanizmi i ngritur mbi taksimin ka stimuluar informalitetin. “Skema e pensioneve është miratuar në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca në vitin 2014. Reforma ndryshoi parimin, kontribuesi më i madh përfiton më shumë, por i pabazuar në zhvillimin ekonomik. Ndërsa që tani popullsia po plaket, qeveria s’di të japë përgjigje. E dini sa do rriten pensionet nga norma e indeksimit? 50 lekë në ditë! 150 lekë në muaj. Çfarë do bëjë një pensionist me 50 lekë në ditë? A mbijetohet me 50 lekë në ditë?”, tha Tabaku.

SHKARKO APP