Tabaku: Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për të blerë vota

Në vazhdën e denoncime për 25 prillin, ku PD-ja nuk njeh rezultatin, deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku akuzon se mbi 120 milionë euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë të vitit nga pagesat për tërmetin. Për të shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral. “Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale”.

Postimi i plotë

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit. Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?