Tabaku me gjimnazistët në sallën e Kuvendit: Beteja për një Shqipëri më të mirë është ajo kur i japim mundësi të rinjve

Një gjyq imitues me të rinj nga shkollat e mesme të Shqipërisë, u mbajt këtë të mërkurë në sallën plenare të Kuvendit të Shqipërisë. E pranishme në këtë event, deputetja e PD-së Jorida Tabaku mbajti një fjalë të shkurtër përpara të rinjve, duke diskutuar opinionet e tyre.

”Si një samiste kisha kënaqësi të drejtoja debatin dhe gjyqin imitues mes nxënësve të shkollës Sami Frashëri. Një kthim në të djeshmen ku kam qenë pjesëtare e grupit të finalistëve të parë në historinë e debateve që nisi në Shqipëri atëherë. Nuk mbaroi siç dëshiroja, por qe mësimi i duhur për të mësuar nga humbja.

Beteja jonë për një Shqipëri më të mirë është ajo kur i japim mundësi rinisë të kuptojë se rëndësi ka meritokracia dhe se mundi shpërblehet. Nuk kishte kënaqësi më të madhe, por edhe përgjegjësi po aq të madhe se sa të shihje dhe mbroje dëshirën dhe guximin e këtyre të rinjve në përpjekjen e tyre për një Shqipëri më të mirë”,-shkruan Tabaku.

SHKARKO APP