Tabaku: Në 7 vjet Rama ndërtoi vetëm 22 km rrugë
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku sulmoi qeverinë në lidhje me infrastrukturën dhe gjendjen e rrugëve nacionale në vend. Sipas Tabakut, në fund të qeverisë, Rama po deklaron se po ndërton rrugë, kur në fakt në 7 vite në pushtet ka ndërtuar vetëm 22 km.
“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim. Pastaj, se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëve se po ndërton rrugë. Cilët rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013 atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite!
Rama është prova njerëzore e gënjeshtrës për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëve”, shkruan Tabaku.