Tabaku në Estoni: Duhet të ndërtojmë një sistem që e kthen luftën ndaj korrupsionit në prioritet kombëtar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka treguar se po merr pjesë në forumin global OGP në Estoni, ku u diskutua mbi luftën kundër korrupsionit.

”Sapo përfundova diskutimin në lidhje me rëndësinë e transparencës, llogaridhënies në luftën ndaj korrupsionit. Se si teknologjia dhe informacioni mund të përdoren në sisteme për të luftuar korrupsionin dhe jo në forma për të ndryshuar apo abuzuar me shqiptarët”,-thotë Tabaku në një postim në rrjete sociale.

Ajo thotë se duhet të kemi një sistem që e kthen luftën ndaj korrupsionit në prioritet kombëtar. Për të sot parlamenti dhe opozita mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm siç kanë luajtur dhe sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Beteja kundër korrupsionit e gërshetuar në investime në fushën e teknologjisë dhe inovacionit mund ta përmirësojnë luftën kundër korrupsionit. Sot ndodhemi në një pikë kritike dhe kthese jo vetëm për pjesën e integrimit, por edhe për të ardhmen e Shqipërisë”,thotë më tej.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?