Tabaku në Kuvend: PS nuk mund të injorojë opozitën dhe të propagandojë antikorrupsionin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku gjatë fjalës në Kuvend ku u diskutua ngritja e komisionit të posaçëm antikorrupsion, se mazhoranca nuk e ka as atributin moral dhe as vullnetin politik për ta luftuar korrupsionin. Sipas saj, për vite me radhë qeveria ka mohuar ekzistencën e aferave korruptive që SPAK po i vërteton përmes dosjeve që ka dërguar në gjykatë. Po ashtu Tabaku theksoi se mazhoranca votoi kundër propozimet e PD-së për forcimin e luftës kundër korrupsionit.

“Sot Shqipëria ka nevojë që të lëvizë nga ky ngërç, nga ky llum i gjatë 12-vjeçar që ka krijuar një sistem të korruptuar, që ka korruptuar institucionet, që po korrupton individët, që po shkojnë e po paraqiten përpara dyerve të Prokurorisë Speciale më shumë se në zyrat e tyre.

Më shumë ka nevojë që ta bëjë këtë proces për qytetarët, ta bëjë këtë proces jo për politikën, ta bëjë për njerëzit e për këtë arsye mendoj që e mira e këtij procesi gjithëpërfshirës është që kush do jep kontributin e tij, kush do është pjesë e tij dhe kush do vë një tullë në procesin e integrimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka nisur sot, s’ka nisur me ju, ka nisur sigurisht me një forcë tjetër politike e nuk do përfundojë me ju por do përfundojë sigurisht me një forcë tjetër politike por duhet të kalojë mbi ju, mbi egon elektorale e të mendojë një herë për Shqipërinë europiane ashtu siç duhet të jetë”, tha Tabaku në parlament.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?