FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tabaku: Një sistem i padrejtë nuk mund të ndërtojë një Shqipëri më të mirë

Në postim në rrjetet sociale deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka analizuar dhe një herë situatën me taksimin e profesionistëve të lirë. Një temë që ajo ka kohë që e shqyrton sa në parlament aq edhe ne rrjetet sociale, ndërsa ka dërguar në emër të grupit parlamentar të PD një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Ajo argumentoi se një sistem i padrejtë taksimi nuk mund të ofrojë një Shqipëri më të mirë dhe një shoqëri më të drejtë. Ndaj taksimi i profesionistëve të lirë është një tjetër goditje për shtresën e mesme.

“Mijëra mesazhe nga të rinjtë, profesionistë të lirë që kanë filluar nga 1 prilli të marrin taksën e re të shtuar 30%-40% të xhiros. Teknologjia e informacionit, ekonomi, dentistë, farmacistë; 30 mijë profesionistë të lirë të cilët janë duke paguar një taksë jo të drejtë, një taksë të pabarabartë, të një sistemi të pandershëm taksimi i cili nuk promovon punën, nuk nxit punën, por promovon dhe nxit korrupsionin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këtë arsye kemi çuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shpresoj shumë që të gjithë profesionistët e lirë t’i bashohen zërit kundër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne duhet patjetër që ta ndryshojmë këtë realitet. Ne duhet patjetër që të mbështesim shtresën e mesme, duhet të mbështesim inovacionin, të mbështesim punën.

Duhet të mbështesim këdo që do të sakrifikojë për të jetuar këtu. Nuk mund të jetë Shqipëria e modelit të korrupsionit!

Nuk mund të jetë Shqipëria e favorizimit dhe përjashtimit nga taksat dhe nga ana tjetër taksa të padrejta për ato që punojnë. Këtë realitet duhet të ndryshojmë dhe këtë sistem duhet të ndryshojmë.”, shprehet Tabaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?