Tabaku: Para se të japë urdhra në Shkup e Beograd, Rama të punojë në Shqipëri
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku thotë se kryeministri Edi Rama duhet të fillojë të punojë këtu, para se të shkojë të japë urdhra në Shkup e në Beograd. Kryetarja e Këshillit të Integrimit Europian, ka komentuar edhe reagimet e Ramës gjatë Samitit të Brukselit.
”Diskutimi që ai bën sot, diskutimi që ai shkon në Kiev, diskutimi që ai sulmon, diskutimi që ai do të jetë i pari. Nuk sulmon kryeministri e presidenti i Maqedonisë së Veriut aq sa sulmon Rama, çështja është mes tyre.
Në mënyrë të padrejtë është duke u penalizuar Maqedonia e Veriut, nuk e ka atë arrogancë që e ka kryeministri këtu. Pse? Për t’i ikur problemeve të brendshme këtu, për t’i ikur diskutimeve këtu, për të mos folur për çmimet.
Për të mos folur për situatën ekonomike, për korrupsionin. Kjo është arsyeja që unë dua ta shmangim këtë diskutim dhe të hapet konferenca e parë ndërqeveritare dhe diskutimi të vijë këtu”.