Tabaku: Rama sulmon PD për Butrintin, pse zonat e mbrojtura jepen për investime strategjike
Nënkryetarja e Partisë Demokratike, deputetja Jorida Tabaku thotë se nga PD-ja nuk ka sulmuar Fondin Amerikan. Gjatë fjalës në Kuvend, Tabaku nënvizoi se debati duhet të bëhej se përse zonat e mbrojtura duhet të jepen për ndërtime strategjike. Ajo gjithashtu tha se sot nuk u tha asnjë fjalë për Butrintin, por vetëm se u sulmua opozita.
“Askush nga Partia Demokratike nuk ka sulmuar Fondin Amerikan. E njëjta kompani që aplikoi në dhjetor të vitit 2020, dhe i’u kthye përgjigje që është zonë e mbrojtur e se nuk mund t’i jepet për ndërtim strategjik. Më pas mendimi ndryshoi.
Debati sot duhet të ishte se përse zonat e mbrojtura jepen për ndërtime strategjike. Duhet diskutuar edhe se përse dosja u mbat sekrete, pse u krijua kjo paqartësi për qytetarët. Nëse e dëgjuat, asnjë fjalë nuk u tha për Butrintin, u sulmua opozita që e ka fajin për gjithçka në këtë vend.
Pse jepen vendime pas vendimesh për një ligj që është krijuar për të sjellë investime të huaja dhe në fakt nuk ka sjellë asnjë investim të huaj”.