Tabaku: Shqiptarët do paguajnë për korrupsionin dhe vjedhjet e Ramës

Ish deputeteja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar në faqen e saj në facebook nje video të Edi Ramës që e mohon hapur se qeveria e tij nuk ka humbur asnjë gjyq në arbitarzh.

“Gënjeshtra i shkon për shtat”, shkruan Tabaku duke shtura se Shqiptarët do paguajnë për korrupsionin dhe vjedhjet e Ramës. “Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra”, shkruan ish deputetja.

Postimi i plotë i Tabakut në Facebook:

Nuk skuqet, nuk turpërohet, Gënjeshtra i shkon per shtat. Babëzia, korrupsioni, vjedhja, etja për pushtet prishi biznese dhe sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit, firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.

Kostoja e jeteses në Shqipëri vazhdon të rritet ndërsa Rama bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve.

Çmimet e ushqimeve janë rritur me 6.6%. Çmimet e transportit me 3.4%. Rama vazhdon të gënjejë dhe të vjedhë paratë e taksave.

Papunësia është rritur në 12.5% ndërsa Rama paguan mbi 144 mln euro për tekat e tij në gjyqet e humbura në Arbitrazh.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Jo për një mashtrues që cipa i është rregjur në gënjeshtra.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, me gënjeshtra dhe me interesa perosnale. Por me një qeveri që kthen në punë njerezit, ringrin ekonominë dhe manaxhon taksat tona.

Shqiptarët nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon, por një kryeministër që lufton që taksat e tyre të shkojnë për ta. Një kryeministër që mbështet shëndetin, ekonominë dhe punësimin. Ata duan një qeveri që do të sjellë shpresë te njerëzit.

SHKARKO APP