Tabaku sms Leskajt: Jepja fjalën Berishës, spostoi të tjerët

Fjala e Sali Berishës është shumë e rëndësishme në Kuvend, aq sa deputetja e PD, Jorida Tabaku i ka çuar një mesazh në telefon kryesueses së seancës, që ti japë fjalën ish-kryeministrit.

Tabaku: Ka dhjetë minuta që insistojmë, zoti Berisha ka radhën e tij. Ju kërkova që zoti Berisha mos të zëvendësohet me zotin Dogjani siç ju kisha thënë më parpara, por të ndjeki radhën që ka në listë .

Leskaj: Nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po ju them organizohuni. “Jepja fjalën Berishës se erdhi” dhe unë po të them “OK” dhe thoni: “Spostoi të tjerët”..Çafrë nënkuptoni me spostoi të tjerët? Me thoni çfarë nënkuptoni spostoi të tjerët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Debati në seancë

Swiss Digital Mobile Reklama

Tabaku: Kërkova që të flasë zoti Bode, si përgjigje ndaj kryeministrit. Ka 10 minuta që po insistojmë për këtë. Zoti Berisha ka radhën e tijm zoti Berisha të mos zëvendësohet me zotin Dogjani siç u pata thënë më parë, por të ndjekë radhën që ka në listë.

Leskaj: Atëherë, nuk e kam zakon, por po e lexoj mesazhin dhe po u them organizohuni.

Tabaku: Po.

Leskaj: (Lexon sms e Tabakut) Jepja fjalën Berishës se erdhi.

Tabaku: Po.

Leskaj: Një minutë se vijon, mos u mërzit. Unë iu them (vazhdon leximin e sms-së) OK. Dhe thoni (lexon sms e dytë të Tabakut)sponstoni të tjerët. Çfarë nënkuptoni me spostoji të tjerët?

Të qeshura në sallë

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?