Tabaku takim me ambasadorin italian, flitet për blerjen e votës dhe keqpërdorimin e burimeve shtetërore

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, deputetja Jorida Tabaku priti në takim ambasadorin e ri të Italisë, Marco Alberti. Deputetja e PD-së thotë se në takim u diskutua mbi sfidat që has vendi ynë në proceset zgjedhore.

”Italia, një vend mik dhe partner i ngushtë i Shqipërisë që prej rënies së komunizmit, ka ndjekur nga afër zhvillimet tona demokratike”, shkroi Tabaku në rrjetet sociale.

Për të raportet e OSBE/ODIHR, Transparency International, Freedom House dhe Departamentit Amerikan të Shtetit tregojnë qartë se zgjedhjet në vend po cenohen rëndë nga disa faktorë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabaku renditi blerjen e votës dhe presionin mbi votuesit, keqpërdorimin e burimeve shtetërore, ndikimin e krimit të organizuar, manipulimin e listave zgjedhore dhe votimin familjar, polarizimin e medias dhe dezinformimin. ”Është koha që këto probleme serioze të adresohen me përgjegjësi dhe vendosmëri, për t’i kthyer qytetarëve besimin në demokraci”, përfundoi ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?