Tabaku: Të pezullojmë ligjin e investimeve strategjike, përfititojnë oligarkët rusë
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka folur ditën e sotme lidhur me ligjin e e Investimeve Strategjike, për të cilin tha se kanë përfituar një grup i vogël biznesmenësh që nuk kanë ofruar ndonjë vlerë të shtuar në ekonominë shqiptare.
Po ashtu Tabaku u shpreh se përfitues nga investimet strategjike janë dhe persona si oligarkët rus. “Nga ky ligj kanë përfituar dhe oligarku rus Deripaska, që fshihet si një investitor strategjik për luleshtrydhe në zonën e qarkut Fier. Kjo më duket e papranueshme” u shpreh deputetja Tabaku që sqaroi edhe më tej se ky projektligj kërkon të shohë edhe vullnetin politik të kësaj mazhorance.
Kam kërkuar përfundimin e ligjit të investimeve strategjike për 1 janarin 2023. Nëse kjo mazhorancë ka vullnetin të aprovojë projektligjin që kërkon ndalimin e investimeve strategjike jam e gatshme që të dakordësohem që data e fundit e pranimit të ofertave të jetë 1 mars 2023. Por a është kjo mazhorancë gati? A ka vullnet politik?”, tha ajo në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.