Tabaku thirrje Kuvendit: Rrisni kapacitetet për të përafruar legjislacionin me BE
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka deklaruar se e ardhmja e vendit tonë është në BE, ndërkohë që ka shtuar se qeveria po përpiqet të monopolizojë procesin duke u përpjekur ta bëjë teknik e të mos përfshijë shoqërinë.
Në një postim në Facebook, Tabaku ka bërë thirrje që të mundësohet përafrimi i legjislacionit europian, ndërsa shtoi se i duhet dhënë fund emërimeve nepotike.
Postimi i plotë:
Të rinjtë do ta ndërtojnë Europën këtu!
Megjithëse një vit i vështirë për Shqipërinë dhe shqiptarët, lajmi i mirë qe nga fusha e integrimit. Kjo jo vetëm për Shqipërinë por edhe shqiptarët duke pasur parasysh edhe liberlaizimin e vizave për Kosovën .
E ardhmja e vendit tonë mbetet Bashkimi Europian jo vetëm se kemi mbështetjen më të madhe financiare duke dëshmuar mbështetjen për integrimin e vendit tonë dhe shqiptarëve.
Ironikisht dilemat për këtë proces i ka pasur politika, mazhoranca, më shumë se sa Këshilli Europës. Prandaj politika ka dhe dëshirën për të monopolizuar një proces që transformon shoqërinë dhe vendin tonë rrënjësisht.
Qeveria sot do ta kthejë këtë proces sa më teknik duke e kufizuar tek data; ndërkohë që ky duhet të jetë një debat kombëtar; duhet të përfshijë të gjithë shoqërinë.
Ndaj ne kemi nisur një proces jo vetëm për të rishikuar ligjin por mbi të gjitha për të rritur peshën specifike të shoqërisë dhe shqiptarëve në këtë proces. Sidomos sot kur të rinjtë dhe të rejat janë më pranë këtij procesi falë liberalizimit të vizave dhe studimeve jashtë.
Sot të rinjtë e të rejat shqiptarë largohen se nuk shohin mundësi në Shqipëri se nuk po i prekin përfitimet e këtij procesi në vendin tonë.
Ndaj ftoj edhe një herë kuvendin të rrisë kapacitetet për përafrimin e legjislacionit në procesin e integrimit në ligje sektoriale të caktuara.
Ta përdorim këtë proces për Brain gain, për të thithur trurin dhe mendjen që është jashtë Shqipërisë. Të largohemi nga emërimet nepotike e partiake e të ftojmë të rinj e të reja të talentuara.
Dua ta kuptoni që nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Shqipëria nëse ne e bëjmë Shqiperinë si Europa! Po, ka shumë arsyje që sot të flasësh kundër politikës e qeverise dhe unë e bëj këtë çdo ditë në parlament. Por kur vjen fjala për procesin e integrimit, unë besoj që rinia duhet te na prije.