Tabaku: Varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i Ramës

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se varfërimi i çdo familje shqiptare është vizioni ekonomik i kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ajo thekson se një qeveri e djathtë e PD-së, do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.

Postimi i plotë

Rritet kostoja e produkteve prej taksave të larta, bie konsumi shqiptarëve prej të ardhurave të ulëta. Mesazhi Ramës është varfëro shqiptarët përmes taksimit, mbyll bizneset përmes zhdukjes së konkurencës, përqëndro ekonominë përmes oligarkisë. Një qeveri e djathtë e PD do të luftonte për qytetarët, për taksa më të ulëta, për çmime më pak të kripura dhe për më shumë të ardhura në xhepin tuaj.

SHKARKO APP