Tabaku: Vetingu nuk përjashton gjykatësit e diktaturës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi sot se qeveria miratoi një projektligj që nuk perjashton gjykatësit e përiudhës së diktaturës që kanë dënuar me vdekje 5 mijë shqiptarë nga viti 1944-1991.
Në një postim në statusin e saj ne FB , deputetja e PD-së Tabaku, shprehet se “Qeveria sapo miratoi një projektligj i cili nuk përjashton gjykatësit e periudhës së diktaturës që kanë dënuar me vdekje mbi 5 mijë shqiptarë nga viti 1944-1991, shumica e të cilëve sot nuk kanë as varr ku të perkujtohen nga të afërmit e tyre”.
“Për fatin e keq projektligji i miratuar për vetting nuk ndalon gjyqtarët e asaj periudhe për të qenë sot gjyqtarë. Ligji i vetting ka shumë probleme, por për mua ky është ndër me kryesorët!”, shkruan Tabaku.
KOHA JONË SONDAZH

