Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 06:01 Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi Horoskopi i ditës sjell një Hënë në Bricjapi dhe një hënë në rritje: ditë për hapa të matur, punë të qetë dhe fjalë të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Shqipëria–Finlanda
  • Italia–Franca
  • Zgjedhjet lokale
  • Veliaj
  • Berisha–Lala
  • Asambleja e PS-së
  • Vendimet e qeverisë
  • Fundi i botës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë

Politikë E hënë, 2 Qershor 2025 16:39
Tabaku: Zgjedhjet, një mundësi e humbur për Shqipërinë dhe test i dështuar për demokracinë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, thotë se zgjedhjet e 11 majit përbëjnë një mundësi të humbur për vendin dhe një dështim për demokracinë, në një moment kyç për integrimin europian të vendit.Sipas Tabakut, në vend që të tregonim përparim, vendi bëri hapa pas. “Nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në negociata; rëndësi ka përmirësimi i standardeve dhe respektimi i demokracisë në praktikë”,-shtoi ajo. Duke iu referuar raportit të përgatitur mbi Cluster 1 nga Komisioni Europian, Tabaku paralajmëroi se problematikat në zgjedhje, së bashku me çështje të tjera të shtetit të së drejtës dhe funksionimit të institucioneve, rrezikojnë të kthehen në pengesë serioze për ecurinë e integrimit të Shqipërisë në BE.

Fjala e deputetes Tabaku:

Më lejoni që në këtë rikthim të çuditshëm pas zgjedhjeve, ku në kushte normale do të duhej të kishim një parlament të ri, ne vijojmë ende me të njëjtin përbërje parlamentare. Është mbledhja e parë e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe dua të ndaj dy mendime thelbësore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Së pari, zgjedhjet e 11 majit ishin të parat që u zhvilluan në një kontekst të ri për Shqipërinë — në një vend që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian. Ishte një test i madh për demokracinë, një provë e rëndësishme për të treguar që Shqipëria mund të sillet si një vend që ndjek dhe respekton standardet europiane jo vetëm në teori, por në praktikë. Fatkeqësisht, ky ishte një test i dështuar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Si kryetare e Komisionit të Çështjeve Europiane dhe e Këshillit të Integrimit, më vjen keq që këto zgjedhje përfaqësuan një mundësi të humbur për vendin. Ishte një rast për të treguar se demokracia mund të funksionojë, se partitë politike mund të konkurrojnë në kushte të barabarta dhe se administrata mund të qëndrojë larg presionit politik. Por nga raporti paraprak i OSBE/ODIHR, nga dëshmitë në terren dhe nga mënyra se si u zhvillua procesi, del qartë se ky standard nuk u arrit.

Mund t'ju interesojë

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski dhe Sandu mes folësve

Forumi i Zgjerimit të BE-së mblidhet në Bruksel më 15-16 nëntor: Rama, Spajiç, Mickoski...

Para 14 orësh
Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Zelenskyy: Kufizimet e shpejtësisë në Starshield rikthehen, pengohet kapja e dronëve rusë

Para 17 orësh
Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Haddad: BE miraton të hënën sanksione të reja ndaj Rusisë, 150 subjekte dhe 50 banka

Para 17 orësh

Presioni mbi administratën publike, përdorimi i aseteve shtetërore për fushatë, lidhja e ngushtë mes partisë në pushtet dhe shtetit, si dhe vendime qeveritare që ndikuan drejtpërdrejt në procesin zgjedhor, e bëjnë të pamundur ta konsiderojmë këtë një proces të lirë dhe të ndershëm sipas standardeve europiane. Shqipëria humbi një mundësi për të dëshmuar që është realisht në një stad të ri demokratik.

Unë besoj thellësisht se nuk ka rëndësi sa kapituj apo grupkapituj hapen në procesin e integrimit. Rëndësi ka mënyra si përmirësohen standardet, si respektohen të drejtat politike, si zhvillohen zgjedhjet dhe si funksionon ndarja e pushteteve. Raporti i Komisionit mbi Cluster 1 — që përfshin shtetin e së drejtës, institucionet demokratike dhe të drejtat themelore — është shumë i qartë: nëse nuk përmirësohet cilësia e zgjedhjeve dhe funksionimi i institucioneve, atëherë progresi formal në negociata është i pakuptimtë.

Komisioni ynë ka një agjendë legjislative për të ndjekur, por unë besoj se përveç detyrimeve të zakonshme, duhet të adresojmë edhe këtë situatë. Duhet të diskutojmë raportin e OSBE/ODIHR, të identifikojmë përgjegjësitë e Kuvendit dhe të kërkojmë që ky institucion të reflektojë. Për më tepër, jemi në një moment të rëndësishëm diplomatik, me përfundimin e Presidencës Polake dhe fillimin e Presidencës Daneze të Këshillit të BE-së një tjetër arsye për të treguar seriozitet dhe për të rikuperuar standardet e humbura.

E theksoj edhe një herë: për Shqipërinë nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës europiane. Por kjo rrugë kërkon standard, kërkon reformë reale dhe kërkon vullnet politik për t’u përmirësuar.

Etiketat e lidhura

jorida tabaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi
Para 57 minutash

Horoskopi i ditës, 13 nëntor: Hëna në Bricjapi

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër
Para 58 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë, Shkodër e Gjirokastër

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 7 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 12 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

3 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 15 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

4 Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare
Para 8 orësh

Italia – Franca: Pio Esposito shkruan histori, Sebastiano humbet penalltinë vendimtare

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.