Tabela se si ndryshon numri i deputetëve nëpër qarqe për zgjedhjet e 2017
Prej kohësh ka nisur “lufta” për zgjedhjet e ardhshme në 2017, ato parlamentare, e që varet fati i koalicioneve për në qeverisje. Lidhur me këtë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të caktojë numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e vitit 2016.
Partia Demokratike ka ngritur dyshimet se me këto ndryshime po kërkohet të goditet opozita. Për këtë arsye, mbledhja e ditës së djeshme u shty.
“KQZ vendosi shtyrjen e vendimarrjes, për të kërkuar informacion shtesë nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në bazë të kërkësës së subjektit Partia Demokratike”, thuhet një njoftimin e KQZ.
Caktimi i numrit të mandateve, sipas KQZ, ka lindur me inicativë të Ministrisë së Brendshme, si pasojë e lëvizjeve demografike. Ministria e Brendshme ka informuar Komisionin se në Shqipëri janë të regjistruar zyrtarisht 4.426 963 shtetas.
Sipas përllogaritjeve, për 31.621 zgjedhës do të ketë një deputet. Në një përllogaritje të bërë nga gazeta Shekulli, ndryshim të numrit të deputetëve pritet të ketë në Berat, Kukës e Korçë.
PD-ja ka akuzuar shpresh qeverinë se në dëm të saj dhe për llogaritje të pastra elektorale u bë edhe ndarja territoriale.

KOHA JONË SONDAZH

