Tahiri: Basha është llapaqen. Dikur fshihej si pulë nga drejtësia
Nga profili i tij në Facebook, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë ironi me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, pas konferencës për shtyp dhe denoncimeve që demokratët i bënë sërish kreut të Ministrisë së Brendëshme.
Ja statusi i plotë i Sajmir Tahirit në Facebook:
“Eshte pandeshkueshmeria! Ka simbol kryeshqupistin qe sot ngerdheshet si llapaqen pa lene shpifje dhe emra pa zene ne goje.
Atekohe fshihej si pule per ti ikur drejtesise, me raport mjekesor e udhetime jashte shtetit. Ende sot nuk ka dhene llogari para drejtesise.
Eshte drejtesia e Gjin Gjonave qe sot eshte ne podiumin e shqupit ne vend qe te ishte ne banken e te akuzuarve.
Dekriminalizimi? Po! Denojme per here te dyte ata qe jane denuar nje here.
Por pandeshkueshmeria akoma me shume. Te denohen ata qe nuk jane denuar kurre, e sot shesin dengla morali.
Eshte drejtesia! Eshte pandeshkueshmeria!”.
KOHA JONË SONDAZH

