Tahiri braktis LSI: Jemi në koalicion me qytetarët

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka hapur Asamblenë Kombëtare të selisë rozë.

Tahiri deklaroi se kjo është Shqipëria e të varfërve dhe jo e atyre që flasin për kriza dhe çadra, duke “thumbuar” opzoitën e cila është në protestë prej 45 ditësh por edhe LSI e cila ka deklaruar se vendi është në krizë dhe nuk mund të bëhen zgjedhje pa opozitën.

“Kjo është Shqipëria e atyre që punojnë dhe besojnë tek puna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përballë Shqiërisë së atyre që flasin, e flasin jo për të dhënë të vërtetën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por për të ndërtuar një gënjeshtër. Përballë Shqipërisë së atyre që rrogën e ndërtojnë duke prishur punë. Është Shqipëria e të vërtetave të thjeshta, e njerëzve të thjeshte, që problemet e tyre i zgjidhin pa rrëmujë, pa zëra, pa çadra, kriza dhe zhurmë. Kjo është Shqipëria e nënave, e baballarëve.

Ka plotë të tjerë që kërkojnë më shumë prej nesh, ndaj ndjese çdo socialisti dhe çdo shqiptari për ato që s’kemi bërë bashkë”, tha Tahiri.

Nga ana tjetër ai sqaroi dhe çështjen më të përfolur të ditëve, siç është koalicioni, pavarësisht se data e shumëpërfolur kaloi dje, 1 prilli, ndërsa asgjë nuk u tha për marrëveshjen PS-LSI.

“Nuk ka ditë që nuk dëgjoj nga njerëzit mos hyni në zgjedhje me këtë parti apo me këtë parti, mos bëni koalicion me këtë parti apo me këtë. Gjëegjëza e koalicionit bëhet në çdo shtëpi dhe në çdo lagje”,-tha Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?