Tahiri: Delenxhiu Basha, si mund të gënjej kështu?
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka reaguar sot ndaj akuzave të kreut të PD, Lulzim Basha. Dje Basha publikoi një foto ku shfaqeshin parcela të mbjella me hashash. Sipas Bashës, fotoja ishte bërë në fshatrat e Tepelenës, nga ku është dhe origjina e ministrit Tahiri. Kreu i PD tha se Ministri ka lejuar mbjelljen e hashashit në fshatin e tij.
Sot, Tahiri publikoi një foto të Policisë së Shtetit, nga ku rezulton se zona për të cilën flet Basha nuk është në Malësinë e Tepelenës, por në fshatin Xhafaj në Mamaliaj.
Postimi i plotë i ministrit në FB:
“Fotogenjeshtra e Lulit! Si mund te genjeje keshtu Kryetari i Opozites? Si mund te tallet keshtu me qytetaret? Kur genjen per kaq, si mund te besohet per gjera me te rendesishme?
Me poshte eshte foto qe publikoi Lulzim Basha, duke me akuzuar se eshte droga qe mbroj une ne Gusmar te Tepelenes.
Anash, eshte foto origjinale e Policise se Shtetit, gjate aksionit te shkaterrimit te kanabis ne fshatin Xhafaj, Memaliaj.
Foto e Policise eshte bere ne dt 27 Gusht 2015. Dje Lulezim Basha nxorri te njejten foto, por kishte fshire punonjesit e policise nga foto.
Kjo eshte derexheja qe katandisi delenxhiu!”
KOHA JONË SONDAZH

