Tahiri i pakënaqur nga policët: S’keni bindur qytetarët të mos japin ryshfet
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë fjalës së tij në takim me policinë rrugore, falenderoi ata për gjithçka kanë bërë, por nuk kurseu as kritikat.
Ai tha se është i pakënaqur pas policët nuk kanë bindur ende qytetarët që të mos japin ryshfet.
Tahiri tha se në radhët e policisë ka punonjës që përdhosin uniformën duke kërkuar që edhe këta policë duhet të jenë objet i punës së punonjësve të tjerë të policisë.
Tahiri: Shqetësimi im është integriteti, spese nëse ka një beteje që ne duhet ta fitojmë është integriteti brenda policisë. Jam i shqetësuar sesi luftojmë brenda policisë për të ndërtuar etikë, korrektesë, shërbim dhe praktika. Është kjo arsyeja që gati 3 mijë kolegët tuaj janë në hetim penal apo disilinor.
Kjo është këmbana më e fortë e alramit për secilin prej jush, e mjaftueshme për tju bërë me dije se ne e kemi seriozisht për të luftuar korrupsionin brenda radhëve të policisë.
Kjo është qasja jonë për ta bërë policinë më të mirë.
Jam shumë i shqetësuar për raportin që krijon punonjësi i policisë më qytetarin. Ka ende punonjës policie që përdhosin uniformën, tallen me detyrën dhe këta duhet të jenë edhe objekt i punës tuaj. Unë nuk pranoj sesi një punonjës i ndershëm të bashkëpunojë me një koleg të korruptuar.
Ju duhet të bëni gjtihçka është e mundur për të përcaktuar këtë standard të punës tuaj.
Më vjen shumë keq që vetëm gjatë janarit janë arrestuar 39 qytetarë sepse kanë tentuar ti japin para palicit. Unë falenderoj ata policë që kanë arrestuar qytetarët, por më vjen shumë keq sepse nuk keni bërë aq sa duhet për të bindur qytetarët për të mos dhënë ryshfet policit.
Dua që ti bëj thirrje qytetarëve mos tentoni ti jepni më para policit. Është praktikë e ndaluar, e papranueshme. Këta 39 qytetarë të arrestuar janë mjaftueshëm për të kuptuar se 39 persona që nesër do kenë probleme në të ardhmen.
Deri dje qytetari që shkelte ligjin mund tja hidhet nëse paguante policin, madje deri dje ishte polici që kërkonte para. Sot ndodh e kundërta, nëse synon ti japësh para policit arrestohet
I bëj thirrje edhe një herë që të bëni gjitçka që keni në dorë për të zbatuar ligjin larg çdo praktike korrptive.
39 qytetarë të arrestuar vetëm gjatë janarit janë këmbana më e fortë e alarmit për cdo qytetar që përballet me policinë sot, duke i treguar të gjithëve se ska më ti bësh ligjit duke paguar para. Përballë shkeljes është më mirë të ndjekë rrugën e ligjit sesa të përfundojë i arrestuar.
/Oranews
KOHA JONË SONDAZH

