Tahiri: Kemi përballë një korporatë që ka vënë nën thundër drejtësinë

Ministri i Brendshëm, njëherësh kreu i PS të Tiranës Saimir Tahiri ka shfrytëzuar një takim me gratë socialiste për të lëshuar sinjale të forta kundër drejtësisë, që sipas tij funksionon si koorporatë.

I ftuar në Forumin e Gruas së PS, i deleguari i kryesisë për Tiranën Saimir Tahiri vuri theksin tek rëndësia e reformës në drejtësi për t’i dhënë fund njëherë e mirë keqtrajtimit dhe përdhunimit brenda sistemit të drejtësisë. “Dua të ndaj me ju disa çështje konkrete, që kanë të bëjnë me çka kemi bërë deri tani, çka do bëjmë dhe çka presin qytetarët nga ne. Realisht kemi shumë shembuj frymëzues nga koleget tona në parlament, që përballen çdo ditë me luftën e kritikës së ideve. Disa prej tyre kanë pasur edhe përballje të vështirë.  Vasilika është një ndër to, ndjesë që e përmend, në këto ditë bashkë me kolegët ka pasur barrën të çojë përpara Reformën në Drejtësi. Unë e kuptoj që kjo është kthyer në çështje dite, por mbetet sfida më e madhe jo vetëm për borxhin ndaj 25 viteve, por edhe që brezat që vijnë të kenë lirinë dhe të marrin drejtësinë që meritojnë.

Ju e dini shumë mirë, shumë qytetarë janë provë e përditshme e rrëmujës dhe përdhunimit brenda sistemit të drejtësisë. Ata duan ta mbajnë peng reformën në sistemin e drejtësisë, ne duam ta çojmë para; sepse janë të lidhur nën korporatën që ka vënë nën thundër sistemin e drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Detyra jonë e madhe është që të bisedojmë sa më shumë me qytetarët, e t’i bindim ata se çdo vështirësi përballohet më mirë në grup dhe të bashkuar. Një ndër to, më e rëndësishme është përballja me të gjithë ata që mbajnë peng Reformën në Drejtësi. Që të bëjmë këtë duhet patjetër të fitojmë besimin e çdo qytetari, që të besojë që ka një forcë të vendosur për të bërë reformën dhe kjo është PS.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dua të falenderoj të gjitha koleget dhe ju që keni kontribuar në këtë forum për t’i dhënë forcë besimit tonë të përbashkët. Janë një stacion i rëndësishëm në sfidën e ardhshme, zgjedhjet. Gjithçka kemi bërë sot është prova më e mirë për mundësitë dhe potencialin që kemi, për të bërë akoma më shumë në të ardhmen.

Të kemi një forum që të jetë në gjendje të përfaqësojë realisht gratë dhe vajzat në gjithë Shqipërinë. Një strukturë që brenda PS, e më pas jashtë saj, përfaqëson realisht zërin e grave dhe vajzave. Sot jeni pjesë e krenarisë së gjithçkaje kemi bërë në PS.

Urime të gjitha kandidateve dhe suksese” – përfundoi Tahiri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?