Tahiri me gazetarin e “The Economist”: Nuk ka centimetër tokë ku policia nuk hyn për hashashin

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se nuk ka asnjë centimetër katror territor ku forcat e rendit nuk ndërhyjnë.

Në një postim në Facebook, ministri shprehet se në luftën kundër drogës policia ka fituar betejën me të shkuarën. Ndërsa shton se është i ndërgjegjshëm se ka ende shumë punë për të bërë. Ministri ka postuar foto dhe me gazetarin e njohur të çështjeve të Ballkanit, Tim Judah, i cili ndodhet në Shqipëri këto ditë.

Postimi i plotë i Ministrit në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar ne nje nga operacionet e perditeshme te Policise kunder kultivimit te kanabisit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me shume se fitore kunder bimeve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar perfundimisht luften me te shkuaren.

Sot nuk ka me te paprekshem, nuk ka cm2 territor ku policia nuk nderhyn, nuk ka me kultivues dhe kriminele me imunitetit te çdolloji.

Jam shume i ndergjegjshem qe ka ende shume per te bere, ndaj mirekuptoj cilindo qe pret me shume prej nesh.

Shume kemi bere dhe shume kemi per te bere. Jemi ne rrugen e duhur per te ndertuar Shqiperine e gjenerates se te ardhmes me Policine e gjenerates se te ardhmes.

https://www.facebook.com/saimir.tahiri/posts/10210716419086991?pnref=story

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?