“Tahiri”, Prokuroria ankimon vendimin e gjykatës për rrëzimin e akuzave

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ankimuar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda vendimin ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Bëhet e ditur se Prokuroria ka ankimuar vendimin për dënimin me 3.4 vite shërbim prove të ish-ministrit Tahiri.

Kujtojmë që Prokuroria kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-ministrin, dënim i cili zbriste në 8 vite, duke qenë i ishte pranuar kërkesa e Tahirit për gjykim të shkurtuar. Në një seancë maratonë, Gjykata e Krimeve të Rënda, rrëzoi pretencën e Prokurorisë, duke dhënë 3.4 vite shërbim prove për ish-ministrin, gjë që alarmoi ndërkombëtarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?