Tahiri? Rama: Edhe politikanët përballë drejtësisë së çliruar
Kryeministri Edi Rama, tha sot se politikanët do të përballen me drejtësinë e çliruar nga të korruptuarit. Në fund të sallës, qëndronte deputeti i pavarur, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
”Nuk do të mjaftojë që këta gjykatës e prokurorë të largohen, por do duhet të përgjigjen, ashtu sikundër do duhet të përgjigjen politikanët, zyrtarët e lartë e pa diskutim të gjithë shkelësit e tjerë të ligjit përballë një drejtësie të çliruar nga të korruptuarit dhe të zgjidhur nga zinxhirët e ndryshkur që po këputen të kapjes për fyti të drejtësisë prej politikës”, tha Rama.
Ai tha se sot Shqipëria ka marrë rekomandimin e pastër për hapjen e negociatave. ”Ishim vetëm në këtë sallë, jo në kuptimin e mbështetjes popullore e ndërkombëtare. të gjithë e kujtojmë që në 2016 shiqpëria morri rekomandim për çeljen e negociatave, me nënkupto kushtin që procesi i vetingut të shkonte përpara. Sot Shqipoëria ka marrë rekomanidmin e pastër, pa kushte sepse vetingu ka filluar të japë rezultatet e para. Në të gjitha aspektet ka një dallim të madh mes fazës që është mbyllur dhe fazës që sapo ka nisur dhe për ta kuptuar këtë dallim shembulli më i thjeshtë është pikërisht procesi i reformës në drejtësi dhe Vetingut”, tha ai