Tahiri: Shqiptarët po emigrojnë nga vendet e BE-së

Ministri Saimir Tahiri deklaroi sot në një konferencë për shtyp se nuk ka një eksod të shqiptarëve drejt Gjermanisë, të paktën jo në shifrat që pretendohet.

Tahiri tha se rritja e djaleve në kufi është shtuar me vetëm 0,6 përqind.

Tahiri ishte në një linjë me deklaratën e kryeministrit Rama duke thënë se emigrantët shqiptarë që po kërkojnë azil në Gjermani kanë shkuar nga vendet e Bashkimit Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Rama tha se emigrantët shqiptarë që kanë ngelur pa punë në Greqi i janë drejtuar Gjermanisë për të përfituar azil ekonomik duke përjashtuar kështu një eksod masiv nga Shqipëria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministri i Brendshëm deklaroi gjithashtu shqiptarët nuk duhet të nisen në kërkim të një aventure që mund t’u kushtojë shumë atyre si dhe shtetit gjerman.

Tahiri tha se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt origjine dhe si i tillë shtetasit e saj nuk mund të përfitojnë azil në shtetin gjerman.

Ai shtoi se po ndërmerret një plan i posaçëm masash në kufi të kontrolluar largimin drejt Gjermanisë.

Tahiri tha se opozita duhet të bashkëpunojë me qeverinë për të ndaluar këtë fenomen dhe politikëbërja duhet bërë në interes të qytetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?