Tahiri takon reporterin e PE-së Fleckenstein
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri priti reporterin për Shqipërinë në Parlamentin europian, Knut Fleckenstein.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se në takim u palët diskutuan arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Gjithashtu, Ministri Tahiri dhe eurodeputeti Fleckenstein folën mbi reformat e deritanishme të ndërmarra nga mazhoranca dhe punën për plotësimin e angazhimeve në kuadër të integrimit evropian, më e rëndësishmja prej të cilave është reforma në drejtësi.
KOHA JONË SONDAZH

