Takim me strukturat e PS – Bushati nga Shkodra: Kulla e paprekshme e drejtësisë duhet të preket
Politikë E Premte, 7 Maj 2021 22:25
“Kulla e paprekshme e drejtësisë duhet të preket”. Me këtë mesazh të lëshuar nga Shkodra, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati pasi falenderoi vendet anëtare që mbështeten rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve me mirëkuptimin që të zbatohet ligji i vettingut, shtoi se data e çeljes së negociatave tashmë është vetëm në dorën e Shqipërisë.
Për Partinë Demokratike dhe qendrimet e saj mbi vettingun, Bushati tha se kjo e fundit ka vendosur të bëhet njësh me koorporatën e drejtësisë.
Sipas Ministrit 3 janë lajmet kryesore që vijnë për Shqipërinë në këtë moment.
Deklaratat Bushati i bëri pas takimeve që pati me strukturat e Partisë Socialiste të Shkodrës.
Të shtunën gratë e organizatës socialiste do të votojnë për kryetaren e forumit.
KOHA JONË SONDAZH

