Takim me të rinjtë – Meta: Politika duhet të emancipohet përmes promovimit të vajzave të reja
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me të rinjtë e LRI-së në Njësinë administrative nr. 11 në Tiranë.
Në fjalën e mbajtur në këtë takim, Meta, tha se është koha që të rinjtë të votojnë pikërisht ata që i përfaqësojnë më mirë në Parlamentin e ardhshëm, ndërsa theksoi politika duhet të emancipohet përmes promovimit të vajzave të reja .
“Ka ardhur momenti që në zgjedhjet e ardhshme që ju të votoni për të gjithë ata që përfaqësojnë të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë, shpresat tuaja dhe ëndrrat tuaja për një Shqipëri që u jep shanse të rinjve dhe të rejave që të jetojnë këtu me dinjitet, ti gëzojnë familjet e tyre dhe të ndërtojnë familje të shëndetshme”, – u shpreh z. Meta.
Ndërsa, Zv.Kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, vlerësoi kontributin që rinia shqiptare jep për vendin dhe se me të rinjtë Shqipëria ka shpresa dhe mund të ecë përpara.
“Ne jemi shumë të lumtur që kjo rini dhe kjo LRI çon gëzim në çdo familje. Ju u mësoni se si Shqipëria ka shpresë, me ju Shqipëria kë shpresë, pa ju Shqipëria nuk ka shpresë. Me ju Shqipëria mund të ecë më shpejt, pa ju Shqipëria nuk mund të ecë me shpejt. Me ju Shqipëria mund të jetë më e shëndetshme, pa ju Shqipëria është e pashëndetshme. Me ju Shqipëria është e sinqertë, pa ju Shqipëria është një intrigë”, – theksoi Vasili.
Duke marrë fjalën gjatë këtij takimi, Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, e cila kryeson edhe listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së për Qarkun e Tiranës, shpreh se rinia shqiptare është më evropiane se kurrë dhe se ka më shumë vlera evropiane se kushdo vend tjetër, qoftë edhe në vendet edhe anëtar i BE-së.
“Sfida ime më e madhe sot është që rinia shqiptare të rikthejë besimin se ky vend mund të bëhet, se politika shqiptare bëhet nga rinia dhe se politika sot duhet t’i besohet kësaj rinie të jashtëzakonshme. Ne do të punojmë shumë për të gjithë ju, për arsimin tuaj, për një mirëqenie më të mirë, që ju t’i përshtateni tregut të punës. Unë besoj se investimi te rinia është investimi i themelit të një shteti demokratik”, – deklaroi Klajda Gjosha.
KOHA JONË SONDAZH

