Takimet në Bruksel, Rama: Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, s’ka hapësirë për përparim

Pas takimeve në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiç, veçmas me shefin e diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, vjen edhe reagimi nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se pa lirimin e 3 policëve të Kosovës nuk do të ketë asnjë progres teksa kërkoi një veprim të ri të Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar atë që ai e cilëson një spirale absurditeti.

“Pa tre djemtë që largohen shëndoshë e mirë nga Serbia, nuk ka hapësirë ​​për të bërë asnjë centimetër përparim të vërtetë! Sapo të kthehen në shtëpi, nevojitet një veprim i ri i fortë i Francës dhe Gjermanisë për të ndaluar këtë spirale absurditeti”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?