Takimi i Ramës me Albin që ka lindur në Florida: Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe
Gjatë vizitës në aeroplanmbajtësen amerikane, kryeministri Edi Rama është takuar po ashttu me Albin, një të ri nga Durrësi që ka lindur në Florida. Rama tregon edhe një frazë të Albit për Shqipërinë.
“Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”, shkruan Rama.
Aeroplanmbajtësja amerikane po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale. Kjo stërvitje e përbashkët do të ndihmojë në rritjen e aftësive të marinës shqiptare dhe forcimin e bashkëpunimit edhe më shumë të SHBA dhe Shqipërisë.