Takimi me ambasadorin Bucci, Meta: Italia një partner i pazëvendësueshëm i Shqipërisë

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka njoftuar në faqen e tij në facebook takimin që ka zhvilluar me Ambasadorin e Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci.

“Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat”, shkruan Meta në shenimin e tij.

Ja postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Andrà tutto bene!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?