Takimi me të dërguarin e BE-së, Presidentja Osmani: Kosova ofroi zgjedhje të reja në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në takimin me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është diskutuar mbi sfidat aktuale politike dhe të sigurisë, veçanërisht për veriun e vendit, përpjekjet për deeskalim të situatës dhe për nevojën për zbatim të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Zyra e Presidentes, thuhet se Osmani në këtë takim ka thënë se grupet kriminale dhe individët që kanë ushtruar dhunë ndaj policisë, gazetarëve dhe pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it, duhet të përballen me drejtësinë.

”Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që së bashku me partnerët ndërkombëtarë t-i tejkalojnë sfidat aktuale dhe se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit, në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës. Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e palëkundur në synimin e saj për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, thuhet më tej në njoftimin e Zyrës së Presidencës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?