Takimi me votuesit për herë të parë, Veliaj: Falë votave në Tiranë ne kemi ndryshuar çdo lagje

Partia Socialiste organizoi në sheshin “Skënderbej” një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë më 18 qershor. Në fjalën përshëndetëse para mijëra të rinjve, Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehu bindjen se qytetarët do të dinë që të bëjnë zgjedhjen e duhur në 18 qershor.

“Ne jemi ekipi më i mirë, kemi programin më të mirë dhe kemi kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën. Unë e mbaj mend kur kam votuar për herë të parë, Edi Rama kandidonte si kryetar bashkie i Tiranës edhe nuk jam penduar kurrë për votën time të parë sepse unë besoj që çdo votë ka fuqi. Atëherë ajo votë ndaloi shkatërrimin në Tiranë, transformoi qytetin. Jam krenar për votën time për Edi Ramën, ishte vota ime e parë dhe në atë moment kuptova që vota ime kishte fuqi”, tha Veliaj.

Veliaj i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së PS shprehu bindjen se përmes fuqisë së votës, qytetarët do të zgjedhin Edi Ramën kryeministër dhe Partinë Socialiste si partinë fituese të zgjedhjeve të 18 qershorit duke ndryshuar pozitivisht edhe jetën e  tyre. “Një votë mund të ndryshojë një familje, vota që ne dhamë për Partinë Socialiste e ndryshoi çdo familje, për gjyshërit kishte pensione më të larta, për prindërit kishte punë më të mira ndërkohë për të gjithë studentët u mbyllën kioskat universitare dhe sot secili e di që nota e vet vlen  dhe askush nuk ia ha hakun”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i Bashkisë deklaroi se pikërisht falë fuqisë së votës, në Tiranë ka nisur sërish transformimi i qytetit. Duke theksuar se për katër në krye të Bashkisë Lulzim Basha fjeti gjumë, Veliaj tha se Tirana i është rikthyer sërish punës. “Falë votave në Tiranë ne kemi ndryshuar çdo lagje ku sot ka një çerdhe, ku sot ka një kopsht, ku sot ka një shkollë të re, ku sot ka një kënd lodrash. Një votë mund të ndryshojë një familje, 1 votë mund të ndryshojë një lagje, 1 votë mund ët ndryshojë një qytet. Qyteti ynë falë votës është zgjuar nga gjumi. Nëse pyet punonjësit e bashkisë, do t’iu thonë që ka dy epoka në qytet, 11 vite punë me Edi Ramën, 4 vite gjumë me çadrën dhe 1 vit prapë punë me PS të Shqipërisë”, tha Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veliaj deklaroi se e majta ka ende shumë punë për të bërë  për të vijuar progresin në Shqipëri.

“Zgjedhja është e qartë, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim punën, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim shkollën, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim kopshtet, o do zgjedhim çadrën, o do zgjedhim PS të Shqipërisë në një fitore të jashtëzakonshme. Vota për PS-në ka fuqinë të vazhdojë ndryshimin e Shqipërisë. Kemi bërë shumë, kemi shumë për të bërë, por kemi edhe shumë për të humbur. Ne nuk do ta humbasim këtë shans, për të vazhduar progresin në Shqipëri”, tha Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?