FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Takimi me Zelenskyn dhe liderët europianë, Trump: Një ditë e madhe sot në Shtëpinë e Bardhë

Pas samitit në Alaskë mes Donald Trump dhe Vladimir Putin, bisedimet për Ukrainën zhvendosen në Shtëpinë e Bardhë. Presidenti Volodymyr Zelensky do të flasë me Trump për atë që ka diskutuar me Putinin, ndërsa shoqërohet nga udhëheqësit e Evropës, dhe shefin e NATO-s, Mark Rutte.

”Një ditë e madhe në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi pasur kurrë kaq shumë liderë europianë në të njëjtën kohë. Një nder i madh për Amerikën. Të shohim se cilat do të jenë rezultatet”. Kështu u shpreh Donald Trump në rrjetin e tij social Truth para takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët europianë.

Zv/Presidenti i Shteteve të Bashkuara, J.D. Vance, do të marrë pjesë në takimin mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit amerikan Donald Trump në Uashington.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?