Takimi opozitë-mazhorancë, Basha flet nëse Meta dhe Idrzi duhet të jenë pjesë e saj
Kreu i PD-së, Lulzim Basha duke folur në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu ka deklaruar se nuk ka asnjë problem përsa i përket pjesëmarrësve në tryezën mes opozitës dhe mazhorancës.
Ai është pyetur nga drejtuesi i emisionit, nëse pritet të jetë pjesë e takimit Meta apo Idrizi, Basha tha se kjo i takon Ramës se me kë do të vijë në takim.
Si do të jetë formati i takimit?
Unë do të pres propozimet e palës tjetër. Dhe unë nuk jam i vetëm, kam aleatët e mi dhe unë konsultohem me të.
A do të marrë pjesë Meta apo Idrizi?
Nuk është çështje e imja. Të dy këta janë aleatët e tij. Ramës i mbetet që të propozojë formatet dhe unë do bëj konsultimet e mia.
Kur do të bëhet takimi?
Unë jam i gatshëm ti përgjigjem gatishmërisë për një dialog dhe jo për të bërë fotografi dhe më pas për të dhënë deklarata kundër njëri-tjetrit.
Ndërsa, paralel në një intervistë për Dritan Hilën tek oranews, kreu i LSI-së, Ilir Meta është shprehur se është i gatshëm të takohet me Bashën.
“Sot jam takuar me Nikoll Lesin, i hapur të takoj dhe Bashën
Hila: Ju keni hyrë si një garant, është folur sot që keni pasur një takim me Bashën është e vërtetë?
Meta: Sot kam pasur një takim me Nikoll Lesin, unë jam i hapur të takohem me Bashën në çdo moment, unë nuk kam hyrë as si garant asgjë. Unë kam bërë një qëndrim. Pra mos harrojmë që qëndrimi ka qenë në 3 prill”, tha Meta. /Gazeta Express/
KOHA JONË SONDAZH

