Tatimorë! Mos e bëni qesharak operacionin kundër informalitetit (foto)
Operacioni kunder informalitetit eshte operacioni me i madh dhe i duhur ne keto 25 vite. Tatimoret duhen lavderuar ne shumicen e rasteve, por jo e kalojne masen e rreptesise, duke gjobitur rende apo arrestuar berberë apo shitës uji ! Jo deri këtu !
Mëngjesin e sotëm në Fier është arrestuar një shofer autoboti. Ai është arrestuar pse nuk kishte kasë fiskale për shitjen e ujit. Pak ditë më parë, policia ndërkohë arrestoi dy berberë po për këtë gjë. Kjo ka bërë që në internet të plasë ironia. Edhe pse një operacion i rëndësishëm ky për informalitetin, arrestimi i berberëve apo shoferëve duket qesharak, kur shikon që me kompani të tilla si Bankers, që nuk paguajnë dhjetra milionë dollarë taksa, tolerohen dhe me to hyet në negociata. Për njerëzit e thjesht nuk ka negociata, vetëm pranga ndaj me kujdes tatimorë!
Nëse keni fuqi sekuestroni karburante, firma minerash qe bejne kerdine, lojera fati etj. Atje e keni "lepurin e madh". Keta te vegjlit mesojeni se duhet kasa e rregulli, por jo me kaq brutalitet ndaj tyre. Kane familje e halle ndaj me me kujdes kundrejt tyre.
KOHA JONË SONDAZH

