Taulant Balla gjatë takimeve në Itali: Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtuesi politik i PS për diasporën, Taulant Balla vijon takimet me diasporën shqiptare në Itali.

Stacioni i radhës ka qenë Rajoni i Venetos, në verilindje të Italisë, ku u takua me sipërmarrës shqiptarë.

“Gjithmonë krenari të takohem me shqiptarë të suksesshëm në diasporë. Bashkë me presidentin e Confimprese Venezia, Muharrem Salihun, senatorin Antonio De Poli, presidentin e Confimprese Italia, Guido D’Amico u takuam me sipërmarrës të suksesshëm italianë dhe shqiptarë. Suksesi i shqiptarëve në diasporë është suksesi i Shqipërisë”, theksoi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla është mbështetës i kandidaturës së sipërmarrësit nga Medvegja, Muharrem Salihu për Këshillin Rajonal të Venetos, një nga rajonet më të pasura të Italisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqiptaro-italianët e Provincës së Trevisos më 23-24 nëntor kanë mundësinë dhe krenarinë të votojnë Muharrem Salihun si këshilltar i Rajonit të Venetos, një arritje historike për të gjithë”, tha Balla.

Pak ditë më parë Balla, në mbledhjen e Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, i kërkoi Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali hapjen e një konsullate shqiptare në këtë rajon, ku jetojnë disa dhjetëra-mijëra shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Gjatë muajit nëntor, muaji i Pavarësisë, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën do të ketë takime me shqiptarët në diasporë edhe në Greqi, Angli, Itali etj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?