FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Taulant Balla i përgjigjet Luan Ramës

Pas prononcimit të kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama, deputeti socialist, Taulant Balla, pohoi se Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga Partia e Punës e Shqipërisë, por nga lëvizja demokratike e ’90.

Nënkryetari i Grupit Parlamentar të selisë rozë pohoi se PS nuk ka përgojuar asnjëherë asnjë ministër që është pjesë e LSI-së.

“Miqesisht i them mikut tim Luan Rama ta lere retoriken e PPSH-se se vitit 1989 sepse as Edi Rama dhe as Ilir Meta nuk vijnë nga PPSH-ja e 1989-es, po vijne nga levizja demokratike per zgjedhje te lira ne vitin 1990. Miqesisht Luan miku im prej zgjedhjeve te vitit 1996, nuk te takon te besh analistin e Partisë Socialiste dhe as gazetarin me ministrat e Partisë Socialiste, se nuk shkon më me këto mistreclleqe mes nesh. Merr shembull nga Partia Socialiste e 2017-es qe ka kater vjet ne koalicion ne partine tende dhe kurre nuk i’a ka lejuar vetes qe te pergojoje ministrat e LSI. Gjej nje rast ku une si nenkryetar i Grupit Parlamentar te PS te kem pergojuar ndonje minister te LSI. Po keshtu asnje drejtues tjeter i PS”, tha Balla në një reagim për ‘BalkanWeb’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ‘këshillës’ që Balla i ka dhënë Ramës, ai sugjeroi se LSI ‘duhet ta lërë çadrën e PD-së në vetminë e madhe’.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Miqësisht miku im Luan, sa per zgjedhjet e lira dhe pluraliste, jam shume dakord me ty, te mos i’a lini as çadrës as Cim Pekes! Lëreni çadrën ne vetminë e madhe dhe te shkojmë tek populli per t’i dhene fund estradave te turpshme te Saliut me popullin shqiptar.”, përfundon reagimin Balla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?