Taulant Balla: Rritje pagash dhe kredi të buta për punonjësit e policisë

Ditën e sotme në 111-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm, Taulant Balla garantoi efektivët për rritje pagash dhe kredi të buta.

“Keni vëmendjen e qeverisë. Sapo kaluam kreditë e buta për disa punonjës të policisë, dhe do të vijojmë me 300 të tjerë. Po ashtu do të vijojmë të mbështesim.

Do të sigurojmë shtëpi për familjen e tyre. Po detajojmë dhe vlerësimin se sa do të jetë rritja e pagave për punonjësit e policisë së Shtetit dhe për punonjës të tjerë, të sektorit të Shëndetit Publik apo për FA-të, dhe administratën publike. Kërkesa ime është që në këtë rritje historike pagash për sektorin publik që do të realizojmë për sektorin publik në 1 korrik, forcat e policisë të jenë më të vlerësuar. Do të kemi shumë shpejt dhe në Policinë e Shtetit modele të përdorimit të inteligjencës artificiale”, tha Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?