Taulant Balla sqaron: Hashashi është kulturë bujqësore. Do fitojmë shumë lekë!

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla e ka cilësuar një zhurmë dhe një keqkuptim debatin e krijuar lidhur me draftin e qeverisë për kultivimin e kanabisit mjekësor.

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla tha se bëhet fjalë për një kulturë bujqësore dhe se në një vit mund të përfitohet një shumë prej 500 mijë eurosh.

“Një zhurme këto ditë lidhur me një keqpërdorim. Nuk ka legalizim kanabisi në Shqipëri, jo sa të jemi ne, si përdorim i tij, por ajo që duam dhe prej një viti është të hulumtojmë praktikat më të mira si kjo kulturë bujqësore. E kemi përdorur historikisht kërpin për arsye mjekësore, edhe kjo kulturë bujqësore krijon një cikël të ri ekonomik nga mbjellja deri në përfundim për arsye mjekësore dhe për autpute të tjera të industrisë.

Le ta quajmë të mbyllur dhe ata që janë shqetësuar Maqedonia e Veriu shteti përfiton të paktën 100 mln euro në vit, ndërsa cikli i plotë që ky përpunim shkon deri në 500 mln euro, pse duhet t’i humbë ekonomia shqiptare këto?”, tha Balla.

SHKARKO APP