Taulant Balla takim me Policinë e Shkodrës: Vijon me rezultate të dukshme goditja e kultivimit të kanabisit

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër të angazhuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Balla në fjalën e tij theksoi se në këtë qark vijon me rezultate të dukshme goditja e fenomenit të kultivimit të lëndëve narkotike “Alpe të Pastra”.

“Falenderoj të gjitha njësitë tona policore të përfshira në operacionin mbarëkombëtar të mbarëvajtjes së sezonit turistik. Në Velipojë falenderoj edhe njësinë Policore Alpine e cila ka bërë dhe bën një punë për t’u lavdëruar në garantimin e sigurisë, në gjetjen dhe sigurimin që çdo turist i cili viziton bukuritë natyrore malore të të gjithë zonës së Shkodrës dhe jo vetëm, të kemi mundësi që ne t’u gjendemi pranë, qoftë t’u japim ndihmën e parë apo t’i kthejmë ato në vendqëndrimet e tyre. Njësia Policore Detare, ka bërë një punë të mirë, gjithashtu edhe Shqiponjat, Policia Kufitare, Policia e Rendit, Policia Rrugore, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?