Tavo: DASH e quan këtë qeveri si më e korruptuara në kontinent, po bllokon investimet e huaja
Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti Vangjel Tavo komentoi raportin e DASH për korrupsionin në vendin tonë.
Tavo shkruan se Departamenti Amerikan i Shtetit e quan këtë qeveri si më e korruptuara në kontinent dhe se ajo bllokon investimet e huaja vetëm për të mbështetur oligarkët e saj.
“Është thënë çdo ditë nga Opozita e Bashkuar dhe nga institucionet ndërkombëtare. Vetë shqiptarët e përjetojnë dhe e vuajnë mbi shpinë korrupsionin dhe degradimin e kësaj qeverie. Për ata të paktë të cilët duan ta dëgjojnë nga aleati ynë i ngushtë ShBA, le të lexojnë drejtpërdrejtë se si Departamenti Amerikan i Shtetit e quan këtë qeveri si më e korruptuara në kontinent, se si ajo bllokon investimet e huaja vetëm për të mbështetur oligarkët e saj. Lexojeni shuplakën e DASH për sektin në largim të rilindjes:”