Tavo: Duhet larguar ky sekt dhe jo shqiptarët. E gjithë bota po i jep shuplaka çdo ditë Rilindjes
Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo duke marrë shkas nga një shkrim i fortë i të revistës franceze “Le Monde”, deklaron se Duhet larguar ky sekt dhe jo shqiptarët. Sipas tij, e gjithë bota po i jep shuplaka çdo ditë Rilindjes.
“Le Monde masakron qeverinë e sektit të rilindjes: Nën qeverisjen e saj emigracioni më i lartë se në vitet ‘90
Duhet larguar ky sekt dhe jo shqiptarët.
E gjithë bota po i jep shuplaka çdo ditë. Me 25 prill 2021 do jetë shuplaka më e madhe”, shprehet ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo.
https://www.facebook.com/VangjelTavoZyrtare/posts/3257825011004300
Le Monde masakron Ramën: Nën qeverisjen e tij, emigracioni më i lartë se në vitet ‘90
Një javë përpara vizitës në Tirane të delegacionit të deputetëve francezë të grupit te miqësisë Francë-Shqipëri, mediat pariziene i kanë kushtuar hapsirë edhe Shqipërisë dhe problemeve që janë shkaktuar kryesisht nga qeverisja e keqe.
‘Le Monde diplomatique’ mujorja e njohur franceze me numrin më të madh të artikujve të shpërndara në botë dhe Radio Franceze ‘France Culture’ kanë qenë kritik ndaj sjelljes së qeverisë ndaj qytetarëve duke sjell kaos shoqëror dhe eksod masiv të njerëzve.
Artikulli i Le Monde, e njohur për artikujt e saj pro së majtës është një shuplakë ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama që vjen në një periudhë decizive sa i përket marrëdhënieve të dy vendeve apo edhe situatës ku po kalon vendi.
Media me qëndrime të majta europiane, thekson faktin që Rama është një kryeministër i ardhur nga Partia Socialiste, pjesë e të majtëve europian dhe kritikon mënyrën se si janë trajtuar problemet e vendit, që pas 2013 kanë ardhur duke u rënduar.
Artikulli i Le Monde nis me një përshkrim të vendondhjes së Shqipërisë dhe tragjedisë së kaluar nga tërmeti i nëntorit ku numri i viktimave ishte i lartë për shkak të ndërtimeve kuturu.
Më tej artikulli ndalet tek intervista e kryeministrit Edi Rama dhënë për mediat italiane, ku theksonte se Shqipëria është një vend ideal për të bërë biznes e me një klimë të favorshme, por sipas të dhënave të artikullshkruesve, situate është kryet e kundërta.
Shkrimi i Le Monde
Edi Rama, drejtuesi i Partisë Socialiste dhe kryeministër që nga viti 2013, është ithtari kryesor i ‘mrekullisë ekonomike shqiptare’ për të cilën ai flet në Itali. Ai pretendon se, pas dekadave të emigrimit, Shqipëria është tani një destinacion i ri për investitorët dhe madje edhe për fuqinë punëtore migratore italiane.
Por statistikat tregojnë se që nga viti 1989 Shqipëria ka pasur shkallën më të lartë të emigracionit në Evropë, me migrim neto shumë negativ në 2018 dhe 2019.
Pikyetje ngrihen edhe mbi figurën që kryeministri Edi Rama është përpjekur të ndërtojë në rafshin ndërkombëtar. Sipas Le Monde, Rama bën një lojë të shkëlqyeshme të jetës së tij të mëparshme si një artist vizual, madje në samitet ndërkombëtare kultivon imazhin e tij si një ‘përçarës’ dhe si partneri i domosdoshëm i BE-së, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit islamik dhe qëllimn për të stabilizuar Ballkanin.
Kjo çon në kontradikta: pavarësisht se është ateist dhe një avokat entuziast i anëtarësimit në BE, Rama është gjithashtu një mik i Presidentit të Turqisë Erdogan dhe ishte i lumtur të përjashtonte mësuesit Gylenist me kërkesën e Turqisë.
‘Rama ka ndjekur politika më agresive neoliberale sesa fqinjët e tij ballkanas apo paraardhësit e tij të PD- shkruan Le Monde -a ka ndërmarrë shkurtime të shpenzimeve publike dhe partneritete publike-private në arsimin e lartë, turizmin, shëndetësinë dhe punët publike deri më tani sa që FMN e ka kritikuar’.
Më tej artikulli i Le Monde ndalet edhe tek ndërhyrja brutale e Teatrit, ku edhe në këtë rasrt, ka dyshime për ligje e vendime klienteliste, që pas shembjes së një monumenti kryesor në Tiranë fshiheshin interesa për të ndërtuar kulla nga Shkëlqim Fusha.
Dhe në fund, theksohet se pa një alternativë dhe shoqëri të kontrolluar fort nga autoritetet dhe kontaktet e tyre të ngushta të biznesit, shqiptarët tundohen të emigrojnë. Emigrim i cili u rrit në nivele të larta vetëm një vit pasi Edi Rama erdhi në pushtet.