Tavo: Ish-drejtori i policisë i akuzuar për 12 ton drogë, drejton fushatën e Bledi Çuçit

Kandidati për deputet i LSI, Vangjel Tavo, ka lëshuar akuza dhe denoncime të forta ndaj ministrit të Brendshëm dhe kandidatit për deputete nga PS-së në Gjirokastër, Bledi Çuçi.

Në studion e “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, Tavo deklaroi se shefi i fushatës elektorale të Çuçit është një ish-drejtori i policisë, i akuzuar për trafikun e 12 tonëve drogë.

”Është këshilltar i zotit Cuçi, është shef i fushatës së Çuçit. Këtë e di unë, gjirokastritët dhe tepelenasit. Ish-drejtori i policisë së Qarkut Gjirokastër, i liruar nga detyra dhe ju hap edhe çështje penale në prokurori, u lirua nga detyra në kohën e Fatmir Xhafajt për 12 ton drogë në Përmet dhe ka dalë edhe në përgjime. Unë di çfarë ka ndodhur. Sot është në Gjirokastër, e njohin të gjithë në Gjirokastër, është futur në parcelat e kanabisit dhe i numëronte për të marrë paratë. Ka takuar plot njerëz, u ka ofruar plot gjëra, i ka intimiduar”, denoncoi Tavo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?