Tavo: Larg Europës na mbajnë 15 kushtet, Maqedonia hap bisedimet në vjeshtë

Përmes një postimi në facebook, ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo ka komentuar shkrimin e medias së BE-së, ”Euroactiv”, ku thuhet se Maqedonia e Veriut do të hap bisedimet e anëtarësimit në vjeshtë. Për Tavon janë 15 kushtet ato që e mbajnë vendin larg ëndërrës për Shqipërinë si gjithë Europa. ”Nën presidencën gjermane, BE dhe Bundestagu presin përmbushjen e 15 kushteve. Europa vazhdon të mbetet pranë nesh, ata që na largojnë prej saj jo vetëm i mohojnë 15 kushtet por vazhdojnë të mbajnë peng me kokëfortësi një popull të tërë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ishte kjo ëndrra para 30 vitesh, është kjo thirrja edhe sot”.

Postimi i plotë

Media e BE, Euractiv: Maqedonia e Veriut hap bisedimet në vjeshtë. Po Shqipëria? Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, për Shqipërisë, sipas “Euractiv”, kushtet rëndojnë më shumë, edhe pse vendi ynë mori dritën e gjelbër në pranverë.

“Pasi vlerësoi Shqipërinë për kalimin e reformave zgjedhore, një nga parakushtet, BE ishte më pak se entuziaste për ndryshimet kushtetuese të ndërmarra nga socialistët në pushtet”,- thekson artikulli.

Nën presidencën gjermane, BE dhe Bundestagu presin përmbushjen e 15 kushteve. Europa vazhdon të mbetet pranë nesh, ata që na largojnë prej saj jo vetëm i mohojnë 15 kushtet por vazhdojnë të mbajnë peng me kokëfortësi një popull të tërë. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Ishte kjo ëndrra para 30 vitesh, është kjo thirrja edhe sot.

SHKARKO APP